Pothuajse si gjithmonë, në garë nga të gjitha partitë prin numri i kandidatëve meshkuj për të marrë mandatin e të parit në udhëheqjen e komunave.
Nga 166 kandidatë për kryetar të Komunave, partitë politike të Republikës së Kosovës ua kanë besuar kandidaturat vetëm 14 grave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ndërsa sipas statistikave, nga 5 mijë e 198 kandidatë për asamble komunale, prej tyre vetem 1 mijë e 937 janë gra, dhe 3 mijë e 261 kandidatë meshkuj, raporton Front Online.
Duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit të së dielës deri në shtatë të mbrëmjes, qytetarët do të mund të votojnë në zgjedhjet e shtata komunale që nga paslufta.
Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021./FrontOnline