Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar përmes rrjeteve sociale pasi klubi i Prishtinës u shpall kampione e Kosovës në futboll.
Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll, raporton FrontOnline.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit.
Në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka uruar për këtë triumf, derisa ka shkruar edhe një citat të “Plisave”.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10161033415037166?__cft__[0]=AZUB2FFec5EmkV2ouX82XaWtTsyC7oehPgo3HeSuXBJSUdoxH81e8tqyxkjuxQ5lWqrKGhDxTbhAp6869E18nWfrg4KEAmNTUeZ1qQkQ_AvNV2FB7UALXrel40ywjw2zvBw&__tn__=%2CO%2CP-R
Postimi i plotë i Ahmetit në “Facebook”:
“Pas tetë viteve titulli kthehet!
Uuuuuurrrrimmmmmeeee FC Prishtina!
Rrugës Sy Pa Trembur Plisat po Ecin!
Prishtinën e dojna deri sa të vdesim…“./FrontOnline/