Ka përfunduar ndeshja e sotme mes Anglisë dhe Kroacisë në kuadër të “Euro 2020”.
Në kuadër të grupit D, Anglia ka qenë nikoqire e Kroacisë në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” i takoi “Tre Luanëve” me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për Anglinë e shënoi Raheem Sterling në minutën e 57-të.
Me këtë fitore, Anglia renditet në vendin e parë me tre pikë të grumbulluara.
Kurse, Kroacia në vendin e fundit pa pikë./FrontOnline/