Pas propozimit për martesë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë.
Mbrëmjen e sotme artisja ka ndarë foto dhe video në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë lajmin e bukur se ka zhvilluar ceremoninë e celebrimit me partnerin e saj Kreshnik Gjergji.
Një foto , Dafina shfaqet me një fustan të bardhë të shkurtër me detaje trëndafilash, me kapele me lule në kokë, ndërsa në një video tjetër bën gëzuar me partnerin dhe të ftuarit, duke mbajtur një dorë një certefikatë.
Më herët sot, ajo ka ndarë një foto në InstaStory, duke shkruar “Një ditë shumë speciale sot”. Thuhet se eventi është zhvilluar në Prishtinë.
Më 14 prill të këtij viti, Dafina mori një propozim shumë romantik për martesë. Ajo i tha “po” Kreshnikut, në një ambient me petale të bardha e qirinj.
Në disa foto të postuara, ylli ka zbuluar unazën mbresëlënëse që tërhoqi shumë vëmendje. Çifti janë në një lidhje prej më shumë se një vit, transmeton Top Chanel.
Dyshja morën vëmendje edhe për ditëlindjen e Kreshnikut, pasi Dafina zgjodhi ta surprizojë me një makinë lukzoze. Ka qenë vetë këngëtarja që ka ndarë në Instagram foto nga dhurata që ka zgjedhur për partnerin e saj, një Ferrari të zi.