Kim Kardashian është zyrtarisht beqare. Një gjykatë në Los Angeles pranoi kërkesën e yllit të “Keeping Up With The Kardashians” për të ndryshuar statusin e saj martesor të mërkurën. Ajo e parashtroi kërkesën gati tre muaj më parë.
Ish-burri i saj, Kanye West kundërshtoi kërkesën. Ish-çifti, të cilët kanë katër fëmijë bashkë, ishin të martuar për 7 vite. Në dokumentet ligjore, Kardashian është shprehur se komentet publike të reperit për divorcin e tyre i kanë shkaktuar shqetësim emocional.
“I kam kërkuar që ta mbajë divorcin tonë privat, por ai nuk e ka bërë këtë. Kanye ka dhënë shumë dezinformata në lidhje me familjen tonë. Ka krijuar shqetësim emocional”, thuhet në dokumente, raporton ABC.