Paul Pogba ka një mesazh për mbështetësit e tij dhe për lojën e futbollit, teksa po numëron ditët deri në rikthimin e tij në aksion pas dënimit për doping.
Fituesi i Kupës së Botës ka qenë jashtë fushave që nga shtatori i vitit 2023. Ai fillimisht kishte marrë një dënim prej katër vitesh dhe ishte pezulluar nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futboll, por ky dënim më pas ishte reduktuar në vetëm 18 muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
“Më mungon shumë. Po bëhem gati që të rikthehem, ju premtoj”, ishte mesazhi që Pogba ia drejtoi tifozëve.
View this post on Instagram
Mbetet të shihet se kur dhe me kë do të jetë paraqitja e ardhshme e Pogbas pas rikthimit të tij.
Ai është i lidhur me një kontratë me gjigantin italian Juventus deri në vitin 2026, por ka pasur zëra se ajo mund të shkëputet.
Kjo do ta lejojë ish-reprezentuesin francez që të gjejë një klub të ri dhe të transferohet atje si lojtar i lirë./Telegrafi/