Ajo është njëra nga artistet shqiptare që ka bërë bujë të madhe që nga debutimi në skenë.
Bëhet fjalë për reperen nga Prizreni, Taynën, e cila vazhdon të komentohet edhe për paraqitjen e jashtme.
Bukuroshja, që vetëm në Instagram numëron mbi një milion ndjekës, së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri.
24-vjeçarja ka pozuar me një ndryshim në dukje e veshje lëkure, derisa ka bërë që të marrë komplimente të shumta.
Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet nga miqtë e ndjekësit që mban.