×
  • Lajme
  • Lajme

    Me këtë mesazh Ministria e Shëndetësisë njoftoi 70 punëtorë mbështetës për ndërprerjen e kontratave

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    70 praktikantëve në Ministrinë e Shëndetësisë u janë shkëputur kontratat gjatë kësaj jave.

    Një nga punëtorët mbështetës në këtë ministri ka treguar për Express se ditën e djeshme është shkarkuar nga puna.

    Ndërsa, Express ka siguruar mesazhin që ju është dërguar zyrtarëve të kësaj ministrie e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës për ndërprerjen e kontratave për punëtorët mbështetës.

    “Ju informojmë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Social ka ndërprerë marrëveshjen me Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me angazhimin e 70 praktikantëve. Andaj, ju lutemi ti njoftoni të gjithë praktikantët që të ndërpresin vijimin e punës praktike në departamentet tuaja”, thuhet në email-in e dërguar nga Haki Smajli, udhëheqës i divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Express ka mësuar nga burime të saj se një nga arsyet e ndërprerjes së marrëveshjes mes MSH’së dhe MPMS është se marrëveshja nuk është realizuar plotësisht.

    Kjo pasi një pjesë e praktikantëve nuk janë sistemuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës në bazë të një marrëveshje të nënshkruar vitin e kaluar, në janar 2021 kanë punësuar 70 praktikantë me kontratë 6 mujore, si punëtorë mbështetës gjatë pandemisë COVID-19.

    Përndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Express nëse kanë anuluar ndonjë vendim të marrë nga ish-ministri Zemaj dhe nëse ministri Vitia është duke i rishikuar vendimet e marra nga ish ministri.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për Marko Dantiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan...
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka ndarë mendjen tashmë për formacionin anti-Çeki në kuadër të Ligës së Kombeve. Shqipëria është nikoqire...
    Vip16 Nëntor 2024
    Dy banorët e rinj të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edi dhe Anisa kanë qëndruar bashkë. Ajo ka kërkuar që t’ia...
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.