Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë! 24-vjeçarja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me dashurinë e saj, Travis Scott.
Këtë lajm të bukur e ka bërë të ditur vetë Kylie përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku kishte mbledhur momentet më të bukura teksa u dhuronte emocionet më të bukura njerëzve të saj të zemrës.
Një vëmendje të madhe mori dhe reagimi i vajzës së saj 3-vjeçare, e cila duket mjaft e lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës.
Mirëpo, ajo që mund të ju ketë shpëtuar është detaji i cili tregon shumë në lidhje me gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë.
Nëse bëni një kërkim të thjeshtë në “shazam” do të mësoni se kënga me të cilën ka zgjedhur që të shoqërojë Kylie lajmin e pritjes së ëmbël është pikërisht “To our daughter” (për vajzën tonë).
https://www.instagram.com/p/CTieyGYpYdi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d5322216-6cf1-4a3f-9df8-31e5cb2ba52a
Nuk dihet nëse është një zgjedhje rastësore, por duke e njohur Kylie-n asgjë nuk është e pamenduar për të, ndaj fansat janë të bindur se ajo është në pritje të një vajze dhe Stormi së shpejt do të ketë fatin që të bëhet me një motër.
Madje 3-vjeçarja është shumë e lumtur dhe mezi po pret të bëhet motra e madhe. Ajo kërkon të prekë barkun e Kylie-t për të ndjerë bebushin brenda tij.
“Stormi është e vetëdijshme që po vjen një tjetër fëmijë dhe është shumë e gëzuar. Ka nisur të bëjë shumë pyetje dhe dëshiron të prekë barkun e Kylie-t.”- ka treguar një burim më herët.