×
  • Kronika
  • Kronika

    Me kërkesë të prokurorit, anulohet seanca në rastin “Bon Vivant 2”

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Për shkak se prokurori ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për shtyrje të seancës, është anuluar seanca e së martës në rastin ku Andi Pajaziti po akuzohet për vrasjen e K.R., më 4 gusht 2023, në lokalin “Bon Vivant”.

    Kështu u bë e ditur në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku tregohen edhe datat e caktuara për seancat e radhës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Ju njoftojmë se seanca gjyqësore, e cila ka qenë e caktuar të mbahet më datë 22.10.2024 në orën 9:00, në çështjen penale kundër të pandehurit A.P., është anuluar, për shkak se prokurori ka parashtruar kërkesë në gjykatë për shtyrje të seancës. Seancat e radhës janë të caktuara të mbahen më datat 29, 30 dhe 31 tetor 2024 në orën 10:00, po ashtu edhe më datë 01 nëntor 2024 në orën 10:00”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore”, pasi sipas Prokurorisë, nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.

    Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, më 4 gusht 2023, rreth orës 23:17, në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, në të cilin paraprakisht ishte i pandehuri Dukagjin Lekaj i cili gjendet në arrati, së bashku me tani të ndjerin K.R., shkon i akuzuari Pajaziti, të cilin e fton Lekaj që të ulet në tavolinën ku ishte tani i ndjeri.

    Aktakuza thotë se pasi që ulet Pajaziti dhe fillojnë të bisedojnë me Lekajn, pas pak fillon të tensionohet situata dhe duke parë që situata po tensionohet, afrohet sigurimi i lokalit Hisni Gecaj, i cili ia kapë dorën e djathtë të pandehurit Lekaj dhe mundohet ta qetësojë situatën, por në këtë moment tani i ndjeri K.R., i cili ishte mbrapa sigurimit, e godet me një shishe në kokë dy herë tani të akuzuarin Pajaziti.

    Sipas aktakuzës, sigurimi Gecaj vazhdimisht ia mban dorën Lekajt, kurse Pajaziti pas goditjes nga tani i ndjeri e nxjerr armën nga brezi dhe pa i menduar pasojat godet në drejtim të tani të ndjerit K.R.

    “…i pandehuri Andi Pajaziti pas goditjes, sulmit nga tani i ndjeri e nxjerr armën nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, pa fajin e tij, pa menduar për pasojat e nxjerr armën nga brezi nga ana e djathtë, shtinë me armë zjarri, me ç’rast godet tani të ndjerin K.R.”, thuhet në aktakuzë.

    Po ashtu, aktakuza thotë se armën e nxjerr nga çanta edhe i pandehuri Lekaj, gjatë kësaj kohe sigurimi ia mbante dorën duke u munduar t’ia largojë por nuk ka arritur, e Lekaj e kishte armën e drejtuar në drejtim të Pajazitit dhe shtie ndaj tij, duke i shkaktuar të akuzuarit Pajaziti lëndime të rënda në dorën e majtë.

    Kurse, thuhet se vdekja e K.R., ka ardhur si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, e cila ka çuar në shok hemorragjik, këto të shkaktuara nga arma e zjarrit.

    Prandaj, për këto veprime Pajaziti po ngarkohet me veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore”, sipas Nenit 174 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Po ashtu, Pajaziti për shkak se në vendin e njëjtë kishte mbajtur në pronësi armën e tipit “Smith” në kundërshtim me ligjin. Andaj, po ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

    Ndryshe, në këtë rast i ndaluar ishte edhe N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtit, pas një muaji nga kjo masë, i është ndërprerë paraburgimi, pasi nuk kishte kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.

    Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti thuhej se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të pandehurve.

    Policia e Kosovës e kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që ka ndodhur në një lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave.

    Nga Rubrika
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë, pasi sulmoi fizikisht një grua, shkak i një mosmarrëveshje. Sipas policisë, viktima ka kërkuar urdhër...
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes një veture me targa vendore dhe një tjetrës me...
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një 25 vjeçar me inicialet L.I., si i  dyshuar për vjedhje në një lokal në rrugën “Gjinollët” në Gjilan. Sipas...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me pretendimet për shkeljen e...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Bombardimet nga ushtria pakistaneze në provincën lindore Paktika të Afganistanit të martën vranë të paktën 46 njerëz, shumica e të cilëve ishin...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën për vizitë zyrtare njëditore në Medvegjë e Bujanoc...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar një rezolutë që kërkon që Millorad Dodik, presidenti prorus i këtij entiteti serb, të mos...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Meshën e Ditës së Krishtlindjes në Pjetërshan. Kjo është bërë e ditur përmes...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 1 milion e 108 mijë eurove për mbështetjen e të gjitha familjeve shqiptare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.