Pas pritjes tetëvjeçare, klubi më i madh në vend, Prishtina mund të kurorëzohet sot me titullin e kampionit.
Kryeqytetasit e drejtuar nga Zekirija Ramadanit kanë nevojë sot vetëm për një pikë për ta rikthyer trofeun në Prishtinë, raporton FrontOnline.
Në kuadër të javës së 35-të në Superligës së Kosovës, Prishtina udhëton për t’u përballur me Gjilanin.
E nisjen për në Gjilan, futbollistët e kanë bërë me “këmbë të mbarë”.
Në rrjetin social “Facebook”, klubi prishtinas shkruan:
“Me këmbë të mbarë, Prishtinë!”./FrontOnline/
https://www.facebook.com/photo?fbid=255762296189777&set=a.202451518187522