Para disa ditëve, Prive zbuloi se Tuna ka biseduar me Cozman për një bashkëpunim.
Këtë e kanë konfirmuar burimet për Prive duke thënë se shpejt mund të vijë një këngë tjetër mes tyre, pas shumë vjetësh.
Së fundmi, këngëtarja nga Shkupi ka ngacmuar fansat e saj se kënga e re është gati duke u shfaqur me flokë të kuqe, shumë e zjarrtë.
Ajo kërkoi nga adhuruesit ta gjenin emrin e bashkëpunëtorit në këngë.
Shumë prej komentuesve thanë se projekti po vjen me Cozman, por kishte edhe prej atyre që etiketuan Yll Limanin.
Gjithsesi, lajmi i mirë është se artistja e shumë hiteve, po vjen me projekt të ri muzikor pas duetit me Skerdin që u lansua gjatë muajve të nxehtë të verës e që u pëlqye goxha nga publiku.
Ditët në vazhdim do na tregojën surprizën e Tunës, pasi ajo shpesh është njohur për befasi të papritura.