Këngëtari shqiptar, i njohur me emrin Gena, ka folur sot për dasmat shqiptare dhe traditën e hedhjes së parave.
Ai tregoi në “Top Channel” se tashmë këngëtarët po ftohen gjithnjë e më shumë në dasma, si dhe përcaktojnë çmimin që dëshirojnë të paguhen.
Gena rrëfeu dhe një histori personale, ku disa vite më parë në një dasmë i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe ai është ndjerë i turpëruar, kur paratë i ka dërguar në bankë dhe aty i ka kuptuar se lekët ishin false.
Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.
Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë paratë false?
Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.