×
  • Lajme
  • Lajme

    Me iniciativë të Arbnora Salihut, Rinia përfshihet në fushëveprimtarinë e Komisionit Parlamentar

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport, duke përfshirë edhe Rininë, është miratuar me shumicë votash.

    Sipas saj, kjo kërkesë është ngritur që në mbledhjen e parë dhe të dytë të komisionit, pasi në asnjë komision parlamentar nuk ishte e përfshirë Rinia si fushë e veçantë trajtimi.

    Ajo ka theksuar se, megjithëse ish-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është ndarë në dy ministri – Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Ministria e Sportit dhe Rinisë – në nivel parlamentar mungonte trajtimi i drejtpërdrejtë i çështjeve që lidhen me të rinjtë, duke krijuar kështu një boshllëk institucional.

    Me ndryshimin e emërtimit dhe plotësimin e mandatit të komisionit, Rinia tashmë do të jetë pjesë e agjendës parlamentare.

    Salihu e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm për të reflektuar realitetin institucional dhe për të garantuar që politikat për të rinjtë të kenë vëmendjen dhe trajtimin e merituar.

    “Ky ndryshim është i domosdoshëm për të reflektuar fushëveprimin real të komisionit dhe është garancë që politikat për të rinjtë do të jenë pjesë e agjendës parlamentare”, ka shkruar Salihu./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.