Me një imazh në mes kanabisit, demokrati i burgosur, Ervin Salianji, nga qelia ka bërë një reagim duke apeluar tek shqiptarët të bëhen sonte pjesë e protestës së paralajmëruar nga PD-ja.
Sipas tij, fotografia të cilën e ka publikuar ai, vijon nga koha kur ”Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut”, transmeton klankosova.tv.
”Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut! Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot! Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen! Bashkohunëprotestë #7Tetor”, shkruan Salianji.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, ende mbetet i paqartë statusi ligjor mbi përdorimin e tij të rrjeteve sociale nga qelia, nëse postimi i tij bie ndesh me të drejtat kushtetuese që gëzon ai si deputet.