×
  • Lajme
  • Lajme

    Me dokumente të falsifikaura tentuan ta shisnin parcelën 250 mijë euroshe, Policia jep detaje për aksionin ku u arrestuan tre të dyshuar

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që u zhvillua dje, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për mashtrim me prona.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se tre burra dhe një grua kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro, raporton Epxress.

    Një prej të dyshuarve ndodhet në arrati, e tre të tjerët janë dërguar në mbajtje.

    “Gjilan  19.09.2024, NN. Është raportuar se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro. Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër, ndërsa njëri gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Në njoftimin që ka lëshuar dje Policia është thënë kryerjen e mashtrimit kishin tentuar ta kryenin në një zyrë noteriale në Gjilan.

    “Pas ndërmarrjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore, hetuesit policor identifikuan të dyshuarit, kohën dhe vendndodhjen e tyre të synuar për kryerjen e mashtrimit, në një zyrë noteriale në Gjilan. Kësisoj, rreth orës 11:30, policia arrestoi tre të dyshuar, (dy meshkuj dhe një femër) dhe në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit, caktoi masën e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet e mëtejshme kanë çuar në identifikimin edhe të një të dyshuari tjetër i cili aktualisht është në kërkim nga ana e policisë”

    Nga Rubrika
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër, ishte i ftuar për një adresim dhe diskutim nga Shoqëria zvicerane për Politikë të...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, për FrontOnline, është prononcuar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në SHBA dhe pozicionin...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Sot me homazhe dhe me akademi, në përvjetorin e parë, është nderuar Riza Vata. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...
    Të tjera
    Sport02 Nëntor 2024
    Gjilani e pret Dukagjinin me fillim nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. Kjo...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Një aksident trafiku me fatalitet, e 19 me të lënduar u evidentuan dje. Gjatë kësaj periudhe ndodhën edhe 46 aksidente tjera me...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Është vendosur që më 25 nëntor 2024, mbrojtja e Pjetër Shalës ta dorëzojë dosjen e saj përfundimtare për Apelim të vendimit të...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Aktivisti politik në SHBA dhe ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka vlerësuar se Kosovës i duhet qasje shtetërore dhe bashkëpunuese karshi SHBA-ve....
    Lajme02 Nëntor 2024
    Hetuesit policorë dje në ora 19:00, në koordinim me agjenci tjera të sigurisë, në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, kanë ndaluar...
    Lajme02 Nëntor 2024
    203 raste me kancer të gjirit janë regjistruar në Kirurgjinë Torakale gjatë këtij viti. 17 raste më shumë se gjatë periudhës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.