×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Me dinarë e euro, me rrymë ende falas

    FrontOnline
    04 Shkurt 2024

    Në veri të Kosovës, qytetarët nuk e kanë problem të paguajnë me euro. Në fakt, atje thonë se kanë kursime në valutën e dinarit dhe pagat nga Serbia i marrin gjithashtu në këtë valutë. Sidoqoftë, kanë filluar të vendosin çmimet edhe në euro. Ndërkohë, në këtë zonë edhe më tej nuk ka filluar faturimi për energjinë e shpenzuar. Afati i fundit për vendosen e njehsorëve është muaji gusht.

    Bankomatët e bankës komerciale janë të mbyllur më 1 shkurt në Kosovë. Por në veri të Mitrovicës, ende është në funksion një bankë tjetër… Të dielën, qytetarë të Kosovës të komunitetit serb, vazhdonin të tërhiqnin para.

    Valuta është në dinarë. Në bizneset e vogla në sheshin e Mitrovicës së Veriut, ende paguhet me dinarë. Në një nga kioskat, gjatë ditës, dinari përdorej për pagesë dhe kusur.

    Në kafenetë në shesh të Mitrovicës së veriut, gjithashtu paguhet me dinarë.

    Megjithatë, në një nga kafenetë e këtij qyteti, iu pranua pa hezitim valuta euro.

    Edhe kusuri ishte në këtë valutë. Në këtë zonë në qendër të qytetit verior çmimet janë të ekspozuara edhe në euro.

    Disa qytetarë thanë se kanë në dinarë paratë e kursimeve si edhe pagat.

    Siç duket ende duhet edhe pak kohë deri në zbatim të plotë të rregullores së re të BQK-së për valutat.

    Qytetarëve të komunitetit serb në komunat veriore në veri tashmë u është ndaluar përdorimi i valutës së dinarit, mirëpo si çështje tjetër ata duhet të nisin të paguajnë konsumimin e energjisë elektrike.

    Nga burime shumë të sigurta brenda Elektroseverit, RTK ka mësuar se ende nuk ka nisur faturimi i energjisë elektrike në komunat veriore.

    Këtë fakt e kanë konfirmuar edhe serbët lokalë në ditët e fundit të afatit të faturimit.

    Për energjinë e shpenzuar në veri dikush duhet të paguajë. Edhe për këtë çështje RTK ka mësuar se nëse Elektrosever, si kompani e cila është e obliguar që të faturojë energjinë, nuk e përmbush obligimin e vet, do të detyrohet të paguaj vetë për gjithë rrymën e shpenzuar.

    Kosova e di saktë se energji shpenzohet në veri dhe kjo përmes distribuimit nga pjesa jugore.

    Ndonëse ende nuk ka faturim të energjisë elektrike në veri të vendit, ato janë të detyruara që deri në fund të muajit gusht të këtij viti, t’i vendosin dhe rregullojnë njehsorët matës më të gjitha objektet.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren. Ajo me vendim të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.