Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupi ka mësuar kundërshtarin në Ligën e Konferencës.
Shkupi do të përballet me Llapin e Tahir Batatinës, shkruan FrontOnline.
Këtë ndeshje e ka mirëpritur edhe drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku.
Bunjaku ka publikuar një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e thotë deklaratën e famshme: “Pasha Kuranin e pasha Musafin po dojmë me fitu në Llap”.
Ndeshja e parë mes Shkupit dhe Llapit do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup (8 korrik), kurse ajo e kthimit pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./FrontOnline/
https://www.facebook.com/obunjaku/posts/10226138947037914?__cft__[0]=AZUmxMuYcvzo9Rz43B1YWLje8s_qHqWO5c-5mHgQ-Sn6Yz3JSqG1HicIAv6n5AiEcJD8MNiZK8fsVaT7I1M1c3fJqivbTKeYyjwXgSVIz7Itm5R_xYwTD58P6jjbpd7lpIA&__tn__=%2CO%2CP-R