×
  • Lajme
  • Lajme

    Me asnjë votë kundër Erdogani zgjidhet kryetar partie

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, të mërkurën u rizgjodh unanimisht kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për mandatin e shtatë.

    Pasi u nominua për postin më të lartë të partisë nga zyrtarët e saj të lartë, Erdogan u rizgjodh kryetar për herë të shtatë gjatë Kongresit të Shtatë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

    Nga 1.431 fletëvotime, Erdogani mori 1.428 vota, asnjë nuk ishte kundër, ndërsa tri fletëvotime ishin të pavlefshme, sipas nënkryetarit të partisë në pushtet, Ali Ihsan Yavuz.

    Pas procesit të votimit, presidenti turk i falënderoi bashkëpartiakët që e vlerësuan si të denjë për postin e kryetarit.

    “Dëshiroj nga Zoti që kongresi ynë të jetë i dobishëm për vendin, kombin dhe partinë tonë. Do të doja të falënderoj secilin nga ju që më vlerësuat të denjë për udhëheqjen e partisë edhe një herë”, tha ai para delegatëve.

    Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka qenë në pushtet në Turqi që nga viti 2003, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe, kryetari Erdogan ka shërbyer si kryeministër ose president i vendit.

    Në vitin 2019, kjo parti shënoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet lokale, duke humbur në qytetin më të madh, Stamboll, dhe në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar ndaj opozitës dhe Gjykatës Kushtetuese për çmimet e larta, duke thënë se sikur Ligji për Çmimet Tavan të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin e tre personave të dyshuar për shpërdorim të pasurisë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar edhe fabrikën e stiroporit dhe rrjetave të fasadave “Rreze Company” në Skenderaj. Hamza...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Analisti Blerim Latifi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vëllai i Fitore Pacollit, mori grant 100 mijë euro nga ministria e drejtuar...
    Sport16 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar për lajmin e refuzimit të projektit të Fahrije Hotit, fermere nga Krusha e...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e punëtorëve të kualifikuar, u tha në një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.