Konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj do të mbahet më 30 mars të këtij viti me fillim në ora 15:00, ka njoftuar Gjykata Speciale në Hagë.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së, Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj u konfirmua më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për media dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për media dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.