×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 14 shkurt VV do të ketë mbi 2 mijë komisionerë dhe 6 mijë vëzhgues

    FrontOnline
    06 Shkurt 2021

    Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Në këtë ditë Vetëvendosje do të ketë 2 mijë e 500 komisionerë dhe 6 mijë vëzhgues në çdo vend ku votohet dhe ku numërohen votat.

    Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se vëzhguesit e huaj, mediat por edhe gjithë qytetarët janë të gatshëm për të ndihmuar që të mos vidhet asnjë votë.

    Ndër tjerash thuhet edhe se Vetëvendosje është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi.

    Aktivistët më të përgatitur në të gjitha aspektet do të jenë në ditën e zgjedhjeve të ngarkuar me mbrojtjen e votës.

    “Një trupë e mirorganizuar dhe e trajnuar, me 2500 komisionerë dhe me 6000 vëzhgues, do të jenë në çdo vend ku votohen e numërohen votat. Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe gjithë qytetarët, kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi”, thuhet në shkrimin e VV.

    Tutje potencohet se asgjë nuk i është lënë rastësisë dhe se 14 shkurti do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme.

    “Lëvizja gjithnjë ka qenë në mbrojtje të votës së lirë, pa patur parasysh se për cilin subjekt ka qenë ajo votë. E tash kur ndryshimi pritet të jetë kaq i madh, edhe më të sigurta e të garantuara do të jenë votat e të gjithë qytetarëve. Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme”, shkruhet në njoftim./Front Online/

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në lidhje me vonesën në ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova është duke vuajtur për investime të huaja direkte dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.