×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 10 dhjetor vazhdon dialogu në Bruksel

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Javën që vjen, më saktësisht më 10 dhjetor, pritet të zhvillohet një takim ndërmjet shefave të delegacioneve, të Kosovës dhe atij të Serbisë në dialogun, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

    Këtë e ka konfirmuar të premten në Bruksel Peter Stano, zëdhënës në BE për politikë të Jashtme dhe Siguri.

    “Mund të konfirmoj se ekziston ideja që javën e ardhshme të zhvillohet takimi në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel”, ka thënë Stano, duke mos dashur që të japë detaje tjera rreth atij takimit dhe temave që eventualisht do të mund të diskutoheshin në të. Stano këtë refuzim për të dhënë detaje e ka arsyetuar me fjalët se “nuk është praktikë që shumë ditë para takimit ta bëjë publike agjendën”.

    Kanë kaluar gati tre muaj prej kur nuk ka pasur takime në nivelin e lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, në nivel të shefave të delegacioneve për dialog takimi i fundit ishte zhvilluar më 29 nëntor në Bruksel kur palët kishin diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore mes tyre, njofton Rel.

    Në BE vazhdojnë të pohojnë se qëllimi i dialogut është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përmes së cilës do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve. Sipas vetë të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të gjitha marrëveshjet për temat specifike do të jenë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

    Edhe pse Lajçaku dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, kanë pohuar se dialogu po shkon mirë, diplomatët në BE pranojnë se ai është ngadalësuar dukshëm dhe për këtë, shkakun kryesor e shohin te situata e brendshme politike në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Njëqind mijë euro subvencione për vëllain e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit dhe po aq për dajën e kësaj të fundit. Këto...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Radmila Sekerinska për emërimin e saj si zëvendësshefen e përgjithshme e NATO-s. Osmani përmes...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në seancën gjyqësore për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët Shefqet dhe Isa Mehmetaj, kanë rrëfyer se si ishin sjell në natën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Pasi opozita në Shqipëri ka thirrur që të protestohet para Kuvendit nga ora 17:00, forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deputetja e grupit parlamentar të VV-së nga Lista Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se Kosova nuk ka garanci konkrete nga faktori ndërkombëtar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ganimet Sabedini, asamblisti i Vetëvendosjes në Gjilan ka braktisur Lëvizjen. Ai i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan. Ganimet Sabedini...
    Vip19 Nëntor 2024
    Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Xuxi, nuk po gjejnë paqe në raportin mes tyre. Ditën e sotme të dy...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hill theksoi se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.