Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot i ka dërguar një shkresë zyrtare, drejtorit të Agjencionit Kundër Korrupsionit, Shaip Havollim ku ka kërkuar qe të zbatohet Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, konkretisht Nenit 13-të.
Kjo është shkresa e plotë e Haxhiut.
“Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesë si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponzorizuese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij Ligji”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se MD në cilësinë e hartuesit të Ligjit, i ka dërguar opinion ligjor Agjensionit Kundër Korrupsionit.
Sipas saj, qëllimi i këtij Opinioni Ligjor është vënia në dijeni për mënyrën e drejtë në zbatimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, konkretisht Nenit 13 të tij, i cili i ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë dhe i cili nuk është vënë ende në zbatim, njofton Klan Kosova.
“Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesë si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponzorizuese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij Ligji”.
https://www.facebook.com/hapeporten/posts/5138215259582557