×
  • Lajme
  • Lajme

    MD-ja thotë se Kodi Civil shumë shpejtë do të jetë në Kuvend, deputetët e VV-së thonë se nuk ka gjasa

    Xheneta Kosumi
    03 Dhjetor 2023

    Qeveria e Kosovës nuk do të heqë dorë nga Projekt Kodi Civil.

    Për këtë kod do të tentohet të votohet prapë në Kuvendin e Kosovës, por nuk dihet saktë se kur.

    Front Online ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë për këtë çështje, por ata nuk treguan kohën.

    Në një përgjigje për Front Online, nga kjo ministri thonë që është finalizuar projekt kodi civil me disa ndryshime.

    “Drafti i Kodit Civil tashmë pothuajse është i finalizuar, me ndryshimet adekuate në nenin 1138 dhe ndryshime të tjera. Shumë shpejtë i finalizuar do të procedohet për votim në Qeveri, kur edhe do të jetë i qasshëm për publikun”, thuhet në përgjigjen e MD-së për Front Online.

     

    Agusholli i VV-së: Kodi Civil s’ka gjasa të vie në Kuvend në këtë mandat

     

    Ndryshe nga MD-ja që thonë se Kodi Civil do të shkojë në Kuvend shumë shpejt, Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tha se në këtë legjislaturë nuk do të vijë ky draft në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas tij, nuk janë votat e nevojshme.

    Në një vijë me Rrahmanin, është edhe bashkëpartiaku, Gramos Agusholli.

    Ai në një prononcim për Front Online thotë se gjasat janë zero për t’u votuar në Kuvend Projekt Kodi Civil gjatë këtij mandati.

    “Po nuk ka gjasa, as teorike e as praktike, me ardh prapë në Kuvend në këtë mandat, në mandatin tjetër mandej e shohin. Pra, në këtë mandat nuk vjen”, u shpreh ai për Front Online.

    Por që ai thotë se do ta votoj nëse ndryshojnë nenet që sipas tij nuk duhet të jenë.

    “Nëse ndryshojnë nenet e kontestuara, normal që e votojmë”, u shpreh ai për Front Online.

     

     

    Deputeti i VV-së: Kodi Civil për këtë vit nuk është pjesë e programit, ndoshta në 2024

     

    Edhe një deputet tjetër i pushtetit thotë se Projekt Kodi Civil në këtë vit nuk do të vijë në Kuvend.

    Deputeti Alban Bajrami nga Lëvizja Vetëvendosje për Front Online ka thënë që vota e tij do të jetë varësisht prej ndryshimeve që do të bëjnë në projektligj.

    “Nuk mundem me paragjyku se qysh ka me ardh drafti tjetër. Ka pas shumë rekomandime që janë dërguar, nuk mundet me ardh i njëjti projektligj pa ndryshime, varet sa ndryshime pranohet dhe caktohet edhe vota. Unë dy komente që i kam dërguar e di që janë pranu se janë detaje juridike të cilat kam mendu që duhet me u zgjidh ndryshe, por po besoj që ka mu pranu edhe pjesa tjetër. Nuk e di nuk mundem me paragjyku, ndoshta për vitin 2024, se për vitin 2023 e di që nuk është pjesë e plan programit”, deklaroi ai për Front Online.

    Pikërisht për këtë foli shkurtimisht, deputetja e VV-së që votoi kundër këtij projektligji, Labinotë Demi – Murtezi.

    Ajo për Front Online ka thënë që nëse ka përmbajtjen e njëjtë, do të votoj kundër përsëri.

    “Për përmbajtjen e njëjtë, sigurisht që bëhet vlerësim i njëjtë”, deklaroi ajo për Front Online.

    Më 16 mars të vitit të kaluar, Projektkodi Civil nuk kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Mospajtimet e deputetëve ishin lidhur me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

     

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.