McLaren do të prezantojë një edicion special të modelit tashmë special Speedtail në një ngjarje në Los Angeles më 8 gusht.
McLaren Speedtail Albert është bërë për nder të automjetit të parë testues Speedtail dhe vëmendja tërhiqet kryesisht nga ngjyrat argjend të Magnezit dhe Ueno Gray, transmeton FrontOnline.
Ky hiper GT i fundit ka deri në 1070 kuaj fuqi dhe është një automjet i gjatë 514 cm me tre vende, me karrigen e shoferit të vendosur në qendër, të modeluar sipas McLaren F1 legjendar.
Makina karakterizohet gjithashtu nga përdorimi i bollshëm i fibrave të karbonit (Speedtail peshon 1430 kg), rrota prej 20 dhe 21 inç, si dhe një kabinë moderne me disa ekrane, përfshirë dy panele LCD në të cilat imazhet janë projektuar nga kamerat që zëvendësojnë pasqyrat klasike.
Speedtail ka një makinë hibride me motor V8, arrin një shpejtësi maksimale prej 403 km/h, ndërsa përshpejtimi nga 0 në 300 km\h sipas të dhënave të fabrikës zgjat vetëm 12.8 sekonda./FrontOnline/
https://www.youtube.com/watch?v=BJBCdHBOGFI&feature=emb_title