McLaren P1 konsiderohet pasardhësi shpirtëror i modelit legjendar F1 nga vitet 1990, dhe kjo supermakinë hibride plug-in u shfaq për herë të parë në 2013. Edhe pse është gati 10 vjeç, është ende një pamje spektakolare dhe duke qenë se janë prodhuar vetëm 375 kopje, duket qartë se është shumë e kërkuar.
Megjithatë, tani kopja e parë e prodhuar dhe dorëzuar e McLaren P1 e lyer me të verdhë vullkanike është ofruar në shitje, më pak se një vit pasi u shit në ankand me një çmim midis 1.23 dhe 1.36 milionë dollarë. Blerësi aktual për veturën kërkon 1.39 milionë funte, ose rreth 1.8 milionë dollarë.
P1 ka kaluar pak më shumë se 5600 kilometra, dhe në ngjyrën e trupit, kaliprat e frenave janë “fshehur” pas rrotave të dallueshme.
Pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë të zezë dhe alcantara, ndërsa filli është i verdhë. Detajet e karbonit janë gjithashtu të pranishme dhe është instaluar sistemi opsional i zërit Meridian Surround Sound System.
Supermakina vjen me një sistem motorik hibrid, një motor 3.8 litërsh V8 me dy turbo dhe një motor elektrik, dhe ky kombinim jep më shumë se 900 kuaj fuqi dhe 900 Nm çift rrotullues./FrontOnline/