Lajmi i mirë për klientët të cilët e pëlqejnë ekspozitën e fundit të McLaren, është se kompania britanike e automjeteve do të ofrojë edhe modelin e saj me dy ulëse me trup karboni dhe ultra-të shpejtë me kombinimin e xhamit të përparmë.
Xhami i përparmë vjen me maska mbrojtëse dhe fshirëse dielli, por nuk do të ketë çati dhe dritare anësore.
20 kilogramët shtesë me siguri nuk do të prishin performancën e roadsterit të mundësuar nga një motor V8 4.0-litërsh i vendosur në qendër “i huazuar” nga modeli Senna me 815 kuaj fuqi dhe 800 Nm i të cilit është i mjaftueshëm për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h për më pak se tre sekonda dhe maksimumi i shpejtësisë është 327 km/h.
1.65 milion euro duhet të ndahen për Elva, dhe kopjet e para me ose pa xham do t’i dorëzohen klientëve në gjysmën e dytë të vitit./FrontOnline/