McChip-DKR është një ‘tjuning’ tjetër që ofron përmirësime të performancës për modelin McLaren 765LT (motori i tij Twin-Turbo 4.8 litërsh V8 vjen standard me 563 kW / 765 kuaj fuqi dhe 800 Nm). Paketa Stage 1 përfshin rritjen në 629 kW / 855 kuaj fuqi dhe 890 Nm, si dhe rritjen e shpejtësisë maksimale në 335 km /h, të gjitha me çmim prej 4,999 € në Gjermani.
Paketa e fazës 2 do të thotë 690 kW / 938 kuaj fuqi dhe 970 Nm (shpejtësia maksimale është edhe këtu 335 km / h), me një çmim prej 13.890 euro. McChip-DKR deklaron se është duke punuar në një paketë tjetër që do të ofrojë më shumë se 1000HP, por detaje rreth kësaj pritet të vijnë./FrontOnline/