Reperi MC Kresha është pa dyshim një nga zërat më në zë të muzikës hip-hop në vend.
Ai e ruan me fanatizëm jetën private, duke dashur të ndajë me publikun vetëm jetën profesionale të tij.
MC Kresha prej afro dy vitesh është i martuar me Erzina Shehu, me të cilën së bashku kanë edhe një vajzë.
Është raportuar se çifti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Emisioni “Prive” ka mësuar se partnerja e reperit është disa muajshe shtatzënë dhe se çifti e mbajnë këtë fakt në privatësi të plotë.
Erzina, e cila ka jetuar një kohë të gjatë në Kanadë, viteve të fundit është zhvendosur në Kosovë për të jetuar bashkë me reperin.