Ditë më parë reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha është parë duke thirrur ezanin në një xhami.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, reperi shihej duke interpretuar atë para dhjetëra bashkëqytetarëve të tij në xhami.
Artisti ka folur ditën e sotme në “Wake Up” duke theksuar se ishte një privilegj dhe emocion i madh për të. E po ashtu theksoi se kjo gjë është bërë edhe nga artistë të tjerë.
“Kisha pak turp por meqë një shoku i imi kërkoi ta thërrisja për mua ishte privilegj. Sepse kjo thirrje nuk i bëhet çdokujt. E kanë bërë edhe kolegë të tjerë dhe nuk është asgjë e keqe, përkundrazi. E bukura e Ramazanit është se ne agjerojmë që të bashkëndjejmë me ata që nuk kanë. Shoku që më thirri më tha që kisha emocione dhe kjo e bëri të veçantë.”– u shpreh Kresha.
Artisti ka theksuar disa herë se është një mysliman i devotshëm dhe mjaft i përkushtuar ndaj riteve fetare, veçanërisht në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
“Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, shpjegoi Mc Kresha.
Kresha është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali që erdhi në jetë disa muaj më parë.