×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbyllja e TikTok, Rama:Nuk është zgjidhje, por ngushton hapësirën për dhu*në

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Konsultimet publike për mbylljen apo jo të platformave sociale `TikTok` dhe `Snapchat` kanë nisur nga shkolla “Sami Frashëri” me një përfaqësi prindërish.

    Kryeministri Rama tha se mbyllja e TikTok-ut nuk do e zgjidhte problemin, por do e ndihmonte ngushtimin e hapësirave që nxisin dhunën dhe bullizmin mes të miturve dhe të rinjve.

    “Ideja për të ndaluar TikTok dhe Snapchat si dy platforma më problematike është një ide që e kemi diskutuar gjatë dhe sot e shtruam për një diskutim më të gjerë. Nuk është zgjidhja e problemeve, por është një element që mund të na sjellë në një ngushtim të rëndësishëm të hapësirës që e stimulon dhe nxit dhunë dhe bullizmin”, tha Rama.

    Rama ka theksuar se do të implementohet një sistem i ri për monitorimin e shkollave duke përdorur teknologjinë për të siguruar mbikëqyrjen në kohë reale të procesit mësimor dhe aktiviteteve të tjera brenda shkollës. Ky sistem do të mundësojë që prindërit të kenë akses të plotë për të ndjekur aktivitetet e fëmijëve të tyre, përmes kamerave dhe kërkesave për informacion pranë shkollës.

    “Gjatë periudhës 2023-2024 jemi marrë shumë lidhur me rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla. Kemi praktikisht 2030 raste të raportuara të cilat janë cilësuar si raste problematike dhe nga këto në 78 % të rasteve është bërë njoftimi i prindërve drejtpërdrejtë, në 20 % të rasteve është bërë njoftimi i policisë dhe në 2 % të rasteve kanë qenë raste të lidhur me ambulancën dhe urgjencën. Është ngritur një sistem i posaçëm në sigurinë kibernetike për dhunën dhe bullizmin online, ku kemi raportime dhe aty. Ajo që do bëjmë ne më shumë për të krijuar një qetësi më të madhe në aspektin psikologjik për të gjithë familjen, është që deri në fund të dhjetorit të finalizojmë marrëveshjen për ngritjen e një sistemi të ri të monitorimit të shkollave me teknologji dhe për një financim të konsiderueshëm që do e marrim përmes një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara. Është një sistem i testuar më së mirë me rezultate të jashtëzakonshme që mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor, të gjithë jetës brenda mureve të oborrit të shkollës. Çdo prind, në çdo kohë, mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën dhe aktivitetin, mësuesin duke bërë një kërkesë pranë shkollës. Do të vendosim edhe një kontroll digjital të të gjitha hyrjeve dhe daljeve nga shkolla për çdo lloj mjeti metalik, telefon dhe çdo lloj tjetër që fëmijët mund të kenë nëpër çanta që të zbatojmë strikt rregullin e vendosur”, u shpreh ai./RTSH.al/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Një 23-vjeçar është plagosur nga thika në Pogradec. Sipas abcnews.al, i riu u përlesh me një person tjetër për motive të dobta,...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Këshilltari Special i ShBA-së, Jack Smith, i cili udhëhoqi çështjet federale kundër Donald Trump me akuzat për përpjekje për të përmbysur humbjen...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Një aksident automobilistik në verilindje të Gjermanisë ka shkaktuar dy viktima dhe ka lënë katër persona të lënduar rëndë, sipas njoftimeve nga...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.