×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbyllja e rrjetit social, Rama: Po bisedojmë me drejtuesit e Tiktok-ut

    FrontOnline
    28 Janar 2025

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi sot nga afër Laboratorin i Mediave Digjitale, në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës që do t’u shërbejë studentëve të gazetarisë.

    Së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Rama u takua me studentë e pedagogë, me të cilët improvizoi më pas një podkast, si personazh i intervistuar nga studentët, lidhur me çështje të ndryshme.

    Nga ana e tij pedagogu i Departamentit të Gazetarisë Mark Marku tha se “është menduar që praktikisht këtu të prodhohen gazetarët e së ardhmes”. “Kjo është një redaksi multimediale – u shpreh Marku – dhe ne mund të dalim direkt në transmetim prej këtu. Është një studio podcast. Është më e mirë se podcasti juaj. Tek pjesa montazhit, mund të punojnë 25-30 studentë.” – tha ai, teksa theksoi se më herët ekzistonte një studio e vjetër, analoge.

    Më pas Rama realizoi edhe një intervistë në formatin e Podcastin prej studentëve të Gazetarisë dhe Komunikimit kryeministri Rama foli edhe për TikTok-un kur u pyet se a është zgjidhje mbyllja e tij.

    “Mendoj që për momentin ne nuk kemi një zgjidhje tjetër, por ndërkohë ne jemi në një dialog me TikTok. Kemi parashtruar shqetësimet tona. E mira është që ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve dhe kemi rënë dakord që në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati do  të na paraqesin disa propozime për t’i adresuar këto shqetësime. Dhe meqë ju jeni këtu, Departamenti i Gazetarisë dhe jeni si të thuash “rojtarët e gjuhës” një nga pikat për shembull është që  TikTok nuk e ka atë filtrin për gjuhën shqipe, kështu që nëse në një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që të zënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtri, dhe si këto ka shumë të tjera, dhe në ndërkohë unë kam përshtypjen edhe pse është një sfidë më vete sot, t’i mundësh të rinjtë në këtë fushë, nuk do ta kenë të lehtë me VPN të një vendi tjetër, kam përshtypjen. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen”, u shpreh Rama./RTSH/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Shkurt 2025
    Në mëngjesin e sotëm në Maqedoni të Veriut u shënua një tërmet me magnitudë 2.5 Rihter. Alsat M shkruan se kështu bëri...
    Bota/Rajoni01 Shkurt 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 31 janar se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin mund të bisedojnë shumë shpejt dhe...
    Bota/Rajoni01 Shkurt 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vendosë 25 për qind tarifë ndaj importeve nga Kanadaja dhe Meksika, dhe 10...
    Të tjera
    Lajme01 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i Zyrës të Bashkimit Evropian në Kosovë, është takuar me Peter Sorensen, të sapoemërurarin si emisar në dialogun Kosovë...
    Lajme01 Shkurt 2025
    Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe infektologu, Ilir Tolaj, ka bërë të ditur mundësitë që Kosova do të kishte pasur...
    Kronika01 Shkurt 2025
    Një i mitur ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër më 30 janar në Prishtinë. Një ditë më pas, policia ka arrestuar...
    Zgjedhjet 202501 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pas 9 shkurtit do të jetë një qeveri e re...
    Lajme01 Shkurt 2025
    Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, tanimë infektologu, Ilir Tolaj, ka folur për “Front Online” lidhur me premtimin e partisë në...
    Lajme01 Shkurt 2025
    Një burrë ka raportuar në polici se i është vjedhur motoçikleta nga parkingu i banesës në Prishtinë. Sakaq, mjeti i vjedhur ende...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.