×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllja e Komunave Paralele, bastisja u krye me urdhër të Sveçlës – pa autorizim të Prokurorisë

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Komunat paralele të Serbisë sot janë mbyllur në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

    Por, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një njoftim zyrtar, ku thuhet se Prokurori i Shtetit nuk e ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në këto lokacione, pasi nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga institucionet.

    “Prishtinë 15.01.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të transparencës dhe sqarimit të opinionit publik, njofton se lidhur me rastin e kryerjes së kontrolleve dhe bastisjeve në disa lokacione për shkak të dyshimit se ekzistojnë struktura paralele, prokurori i shtetit sqaron opinionin publik se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në këto lokacione, për shkak se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare me shkrim për kryerjen e këtij aksioni nga ana e institucioneve gjegjëse, për çka edhe nuk është ofruar kurrfarë prove para prokurorit të shtetit për tu krijuar dyshimi i bazuar se është duke u kryer ndonjë vepër penale që bie nën kompetencën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit nuk ka mundur që të lëshojë ndonjë autorizim në lidhje me rastin, duke pasur parasysh faktin që me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

    “Prokurori i shtetit është i gatshëm dhe i përkushtuar në ndjekjen e veprave penale dhe kryerësve të tyre, gjithmonë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe duke u bazuar në parimin e barazisë dhe mos diskriminimit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt diktaturës, duke kritikuar përdorimin e Policisë së Kosovës si mjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur për dështimin e takimit të parë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Ofendimet ndaj Gjestit siç shihet nuk janë ndalur në Big Brother VIP Albania 4. Pas rastit të G-Banit, i cili i ofendoi...
    Lajme15 Janar 2025
    Këtë të mërkure është paraparë që të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mohimi i krimeve që kanë ndodhur në Reçak, nuk respekton kujtimin e të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e punëtorëve dhe pensionistëve gjatë mandatit të tij katër-vjeçar...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ajeti e falënderoi Steinmeierin për siç...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat. Kurti tha se forcat gjenocidale serbe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.