Një fshat i vogël spanjoll është bashkuar për të larguar nga detyra kreun e komunës për arsyen se ai mbylli barin e vetëm që ata kishin.
57 banorët e Habalojas hodhën në votë mosbesimi kreun e komunës Enrique Alvarez, i cili mori 18 vota pro dhe 25 kundër, duke lënë kështu detyrën.Edhe pse kryetari i komunës theksonte se mbyllja e barit nuk ishte përgjegjësi e tij, por një konflikt mes qiradhënësit dhe kreut të mëparshëm të komunës, banorët nuk u bindën, por vendosën ta largonin.