Drejtuesit e Juventusit e kanë mbajtur një takim të rëndësishëm gjatë ditës së sotme.
Ky takim vjen pas humbjes së Juventusit 0:3 nga Milani mbrëmë, shkruan FrontOnline.
Raportohet se në këtë takim është diskutuar për të ardhmen e trajnerit Andrea Pirlo.
Megjithatë, “SportItalia” raporton se Pirlo do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën edhe më tej.
Ndryshe, Juventusi aktualisht është në vendin e pestë, pozitë kjo që e lë jashtë Champions Leagues.
Kishte raportime gjatë ditës së hënë se Pirlo do të shkarkohet në fundjavë nga posti i trajnerit, megjithatë ato tashmë kanë rënë poshtë./FrontOnline/