Rezultati i 45 minutave të para është i barabartë 0-0 me një lojë kryesisht të kujdesshme në mesfushë, pa raste konkrete.
“Dardanët” dominuan fraksionin e parë sa i përket posedimit të topit, ndërkohë të rrezikshëm para portës së Visar Bekajt u treguan dy herë afrikanët.
Në këtë ndeshje përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka startuar kryesisht me lojtar debutues, përfshirë katër lojtarë të Superligës së Kosovës.
Tri ditë më vonë Kosova luan edhe ndeshjen e fundit miqësore kundër një tjetër kombëtare afrikane, Gambisë.