Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Ndeshja nisi shumë mirë për Dardanët, që arritën të shënonin që në start.
⚽️ GOAL | Kosovo 1-0 Lithuania | Muharrem Jasharipic.twitter.com/HGubWqi273
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 18, 2024
Pas golit për disa minuta ndeshja nuk prodhoi shumë gjëra, me lituanët që kërkonin golin nga kundërsulmet.
Në anën tjetër, Vedat Muriqi, provoi një herë me koë dhe rrezikoi, por paraprakisht kishte shkaktuar faul.
Në fundin e pjesës së parë, një ndërhyrje e Muharrem Jashari, nga VAR u konsiderua si e rrezikshme, duke e përjashtuar nga loja mesfushorin.
Atmosferë fantastike në “Fadil Vokrri”, ku tifozët i duhen Kosovës në pjesën e dytë për të marr fitoren. /Telegrafi/