Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë, një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë, të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër.
Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme, mund të bëhet në këtë Qendër.
Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta.