Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë për futjen në karantinë të shtatë komunave të vendit pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.
Në njoftimin e Ambasadës në Facebook thuhet se përderisa vazhdojnë të rriten rastet me COVID-19 duhet të punojnë të gjithë së bashku në uljen e numrit.
“Të jemi të disiplinuar këtë fundjavë, që të mund të kthehemi si më herët”, shkruhet në njoftim.