“La Gazzetta dello Sport” raporton se Zlatan Ibrahimoviq e ka humbur pjesën e mbetur të edicionit, megjithatë suedezi do të rikuperohet me kohë për “Euro 2020”.
39-vjeçari e ka pësuar një lëndim në gju në ndeshjen ndaj Juventusit të dielën dhe trajneri Stefano Pioli ka konfirmuar se Ibrahimoviq do të mungojë kundër Torinos dhe Cagliarit, shkruan FrontOnline.
“Është një lëndim në gju. Ibrahimoviq nuk do të luajë në mesjavë dhe të dielën ndaj Cagliarit”, tha trajneri italian.
“Le ta shohim se si do të ecë rikuperimi i tij javën e ardhshme”, shtoi ai./FrontOnline/