Kanë përfunduar nëntë ndeshjet e sotme dhe të fundit për edicionin 2020/21 në Bundesligën gjermane, ku edhe zyrtarisht Bayern Munichu është shpallur kampion.
Në ndeshjen e fundit të edicionit, kampioni mposhti Augsburgun me rezultat 5:2, shkruan FrontOnline.
Nga ana tjetër, Dortmundi mposhti Leverkusenin me rezultat 3:1 për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Në Ligën e Kampionëve nga Bundesliga do të marrin pjesë edhe RB Leipzigu dhe Wolfsburgu.
Ndërkaq, në Ligën e Evropës do të paraqiten Eintracht Frankfurti dhe Bayer Leverkuseni, ndërkaq në “Play-Off” të kësaj gare do të luajë Union Berlini.
Zyrtarisht, nga Bundesliga kanë rënë Schalke dhe Werder Bremeni i Milot Rashicës.
Ndërkaq, Kolni do të tentojë të mbetet në elitë përmes fazës “Play-Out”.
Rezultatet e javës së fundit në Bundesliga:
Renditja përfundimtare e Bundesligës:
/FrontOnline/