Është mbyllur ndeshja dramatike mes Suedisë dhe Sllovakisë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Ndeshja e vlefshme për grupin E ka vënë përbnallë njëra-tjetrës Suedinë dhe Sllovakinë, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë i takoi Suedisë me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për skandinavët e shënoi Emil Forsberg në minutën e 77-të të ndeshjes nga pika e bardhë.
Gjatë gjithë ndeshjes, të dyja skuadrat kishin raste ideale për shënim, por rrjetat nuk u tundën më.
Me këtë fitore, Suedia bëhet lire me katër pikë, kurse Sllovakia mbetet në vendin e dytë me tre sosh./FrontOnline/