×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mbyllet ankandi solar 100 megavatësh, pranohen gjashtë oferta

    FrontOnline
    31 Janar 2024

    Qeveria e Kosovës e ka shpallur të mbyllur ankandin solar prej 100 megavatësh.

    Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se janë pranuar gjashtë oferta, derisa theksohet se emrat e kompanive do të bëhen publike pas 3 shkurtit kur të mbyllet edhe afati për aplikimet me postë.

    “Procesi i ankandit ka qenë i hapur dhe transparent, duke siguruar kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit. Investitorët e interesuar kanë dorëzuar ofertat e tyre, të cilat Ministria e Ekonomisë do t’i vlerësojë në mënyrë të drejtë dhe profesionale në javët në vijim”, thuhet në kumtesë.

    “Ofertuesi që ka dorëzuar ofertën me çmimin më të ulët në përmbyllje të “e-ankandit” do të shpallet fitues. Ky ankand i parë solar po tërheq investime të huaja dhe shënon një kapitull të ri në rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje me energji të qëndrueshme dhe të pastër”.

    Pas kësaj theksohet se do të sigurohet furnizim më stabil me energji elektrike dhe me kosto më të ulët.

    “Ky parashihet të jetë ankandi i parë prej shumë ankandeve solare dhe të erës në të ardhmen. Kosova fton investitorët dhe zhvilluesit që t’i bashkohen në shfrytëzimin e potencialit të vendit për energji të ripërtërishme dhe të kontribuojnë për një të ardhme të qëndrueshme”.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.