×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet afati, bie interesimi për studime në disa drejtime të UP-së

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Edhe pse me konkursin e hapur javë më parë, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka kërkuar 510 studentë të rinj, në 6 drejtimet e tij kanë aplikuar vetëm 164 kandidatë.

    Pozitat e tjera do të mbesin të lira për afatin e dytë. Rënie të interesimit për studime ka edhe në disa fakultete të tjera në UP.

    Prodekani në FIEK, Xhevahir Bajrami, thotë se tri drejtimet më të kërkuara në këtë fakultet janë Mekatronikë, Termoenergjetikë dhe energjia e ripërtritshme, kurse për të tjerat ka më pak interesim.

    “Arsye po besoj që ka qenë pak a shumë mosinformimi shkaku i pandemisë dhe nuk kemi pasur mundësi realisht edhe me dhënë informacione më të detajuara besoj që kjo ka qenë ndër arsyet”, thotë ai.

    E në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike vitin e kaluar kishin aplikuar 560 kandidatë, kurse këtë vit 140 më pak.

    “Sa i përket fakultetit të Inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike është ruajtur aplikimi dhe sillet barabar me vitin e kaluar, por sa u përket departamenteve, konkurrencë kemi në departamentin e Inxhinierisë kompjuterike, pra më shumë se dy studentë për një vend, ndërsa në departamentet e tjera siç janë Telekomunikacioni, Automatika me Robotikë, Elektronika dhe Elektroenergjetika na mbesin vende të lira për aplikim në afatin e dytë”, ka thënë Isak Shabani, Dekan i FIEK.

    Krenare Lanaj tregon pse ka zgjedhur për të aplikuar në drejtimin Inxhinieri Kompjuterike.

    “Më pëlqen dhe ka përparësi për punësim, se drejtimet e tjera nuk po kanë shumë përparësi. Është një drejtim që mundesh me gjetur punë jo veç në Kosovë por edhe nëse shkon në vende të tjera, për këtë arsye e kom zgjedhur këtë drejtim”, thotë ajo.

    Rektorati i UP-së përmes një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se vitin e kaluar në UP kanë aplikuar 9.379 kandidatë, kurse këtë vit 8.364.

    “Lidhur me këtë rënie të numrit të aplikimeve, vlen të përmendet që njësitë akademike të UP-së sivjet kanë regjistruar vetëm studentë të rregullt, për dallim nga vitet paraprake ku janë pranuar edhe studentë me korrespodencë. Arsye të tjera mund të jenë emigrimi i të rinjve dhe ndikimi i pandemisë Covid-19 në dinamikat e arsimit të lartë”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit.

    Të martën është përmbyllur procesi i provimeve pranuese. Fakultetet e fundit që i kanë mbajtur këto provime janë Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, ai i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si dhe Fakulteti i Arteve.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Anëtarja në Komisionin për Ekonomi nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi është deklaruar  lidhur me situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)....
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, është deklaruar për  FrontOnline lidhur me situatën aktuale të punëtorëve në Korporatën Energjetike...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë, me fillim nga ora 20:00. Lëvizja Vetëvendosje ka...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Moti për sot parashihet të jetë me pak vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Zenun Pajaziti nga PDK-ja me Vehbi Kajtazin, ka komentuar kthimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së dhe ndikimin që mund të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ka shkaur në pesë  numri i të arrestuarve në aksionin e Antidrogës në Prizren. Gjatë bastisjes së një shtëpie, janë gjetur edhe...
    Vip07 Nëntor 2024
    Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, kanë bërë që në këtë reality shoë, të ndodhë një puthje mes dy femrave. Qe...
    Sport07 Nëntor 2024
    Federata Turke e Futbollit e dënoi me një ndeshje trajnerin e Fenerbahces, Jose Mourinho për deklaratat e tij pas ndeshjes me Trabzonsporin....
    Lajme07 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë me acar dhe me prani të mjegullës lokale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.