Janë mbyllur edhe tri ndeshjet e sotme në kuadër të Ligës së Parë të futbollit kosovar.
Ferizaj, një skuadër me shumë probleme të brendshme ka arritur ta fitojë ndeshjen e sotme ndaj Kikës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 21-të në Ligën e Parë i takoi Ferizajt me rezultat të ngushtë, 2:1.
“Ujqit” me këtë fitore ngriten në mes të tabelës me 26 pikë, kurse Kika ndodhet në vendin e parafundit me 22 sosh.
Nga ana tjetër, Trepça ka fituar si mysafir i Onixit me rezultat bindës, 0:3, duke grumbulluar 23 pikë në tabelë.
Kurse, në ndeshjen tjetër, Vushtrria barazoi 1:1 me Drenasin.
Rezultatet e sotme:
Grupi A
Onix Banja – Trepça 0:3
Vushtrria – Drenasi 1:1
Grupi B
Ferizaj – Kika 2:1./FrontOnline/