Janë mbyllur pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina me fitoren 1:2 si mysafir i Gjilanit, e ka siguruar edhe zyrtarisht titullin e kampionit, raporton FrontOnline.
Nga ana tjetër, përcjellësi më i afërt, Drita ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Drenicën 0:3.
Ndërkaq, në vendin e tretë, Ballkani me shumë vështirësi fitoi në shtëpi 4:3 ndaj Trepçës ’89 duke zhytur mitrovicasit në vendin e parafundit në tabelë.
Ndërkaq, ndeshjen mes Arbërisë dhe Llapit e fituan lipjanasit 3:2, teksa Feronikeli e mposhti Besën 3:1
Ndryshe, xhiroja e fundit apo java e 36-të në Superligën e Kosovës luhet në fundjavën e ardhshme./FrontOnline/