×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbyllen shkollat, shtohet numri i adoleshenteve shtatzëna në këtë shtet

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Organizatat joqeveritare që merren me shëndetin priprodhues kanë thënë se masat izoluese në mbarë botën mund ta rrisin numrin e adoleshenteve shtatzëna.

    Në qytezën e skajshme veriore të Kenisë, Lodëar, numri i adoleshenteve shtatzëna në mesin e personave që kërkojnë ndihmë nga organizata “International Rescue Committee” pothuajse u trefishua nga qershori në gusht të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Në kampin e refugjatëve në Kakuma, që ndodhet afër, numri i adoleshenteve shtatzëna u rrit për 51 nga marsi në gusht, krahasuar me shifrën prej 15 shtatzënash më shumë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan The Guardian.

    Ekspertët thonë se numri i adoleshenteve shtatzëna mund të jetë më i lartë, sepse disa prej tyre mund të jenë duke e shmangur vizitën te mjeku.

    “Ne e dimë që vajzat e reja që mbeten shtatzëna nuk marrin qasje në shërbimet shëndetësore si gratë e rritura për shkak të paragjykimit”, tha Ademola Olajide, përfaqësues i Fondit të Popullsisë në Keni, që është organ i Kombeve të Bashkuara.

    Ai shtoi se ky fakt i bën adoleshentët shtatzëna më të rrezikuara nga ndërlikimet shëndetësore dhe abortet e pasigurta.

    Në nivel botëror, shtatzënia dhe lindja e foshnjave janë shkaktarët kryesorë të vdekjes së vajzave nga mosha 15 deri në 19-vjeçare, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.