Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Llapi është në epërsi 0:1 ndaj Prishtinës 0:1, shkruan FrontOnline.
Ahmed Januzi shënoi në minutën e gjashtë për 0:1.
Ndërkaq, në ndeshjen Istogu – Dukagjini, në epërsi janë klinasit 0:1.
Altin Merlaku në minutën e 28-të realizoi për epërsinë e mysafirëve./FrontOnline/