Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas 45 minutash, Ballkani është në epërsi 0:1 ndaj Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan FrontOnline.
Golin e epërsisë për suharekasit e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 35-të.
Ndërsa, ndeshja Trepça ’89 – Drita po luhet pa gola 0:0 pas pjesës së parë.
Të dyja ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/