Janë mbyllur pjesët e para në pesë ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Në kryendeshjen e sotme mes Gjilanit dhe Prishtinës, në avantazh janë kryeqytetasit 0:2, shkruan FrontOnline.
Ky rezultat nënkupton se Prishtina është larg vetëm 45 minuta nga titulli i kampionit.
Nga ana tjetër, Drita po fiton 0:1 ndaj Drenicës, kurse Ballkani është në epërsi 2:1 ndaj Trepçës ’89.
Arbëria po barazon 1:1 me Llapin, ashtu sikurse Feronikeli me Besën.
Ndryshe, këto ndeshje janë të vlefshme për javën e 35-të në elitën e futbollit kosovar./FrontOnline/